Lansohet Projekti për 90 Vende Pune për Komunitetin RAE 

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Arban Abrashi në një takim me deputetë dhe përfaqësues të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian shpërfaqi projektin i cili do të përfshijë 90 punëkërkues pjesëtarë të këtij komuniteti.

“Projekti në fjalë do të përfshijë 90 punëkërkues pjesëtarë të komuniteteve të lartpërmendura, me kohëzgjatje prej 3 muajsh, ku shuma e kompensimit për praktikën në punë përfshinë vlerën prej 150 euro. Kjo shumë parashihet të mbulojë shpenzimet e udhëtimit dhe ushqimit, përderisa kandidatët përfitues, pjesëtarë të komuniteteve romë, ashkali dhe egjiptas, duhet të jenë punëkërkues të regjistruar në Zyrat e Punësimit”, thuhet në komunikatën e MPMS.

Abrashi ftoi përfaqësuesit e komuniteteve që t’i kontribuojnë zhvillimeve që inkurajojnë pjesëmarrjen më të madhe të qytetarëve, pjesëtarë të komuniteteve, në tregun e punës.

Aplikimi për këtë skemë është i hapur nga data 16 deri më 23 shtator 2016.

20 shtator_MPMS