Ramush Haradinaj, Kryetar i AAK-së. Foto: Kallxo.com

Lajmërohet Ramush Haradinaj

Lideri i AAK-së, i arrestuar në Francë, është lajmëruar para pak minutash përmes profilit të tij në rrjetin social “Facebook”.

Përmes një mesazhi, Haradinaj u është drejtuar qytetarëve të Kosovës dhe gjithandej në botë, të cilët i ka falënderuar për përkrahjen që po i japin atij.

Ai thotë se me zërin dhe me dinjitetin e tyre qytetarët e kanë bërë të ndihet krenar.

“Më këni bindur se kurrë nuk është boll të punosh për vendin tënd!”, ka shkruar Haradinaj në këtë mesazh.

Sot, Gjykata e Apelit e qytetit francez Colmar ka aprovuar kërkesën e mbrojtjes dhe vendosur ta lirojë me kusht liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj.

Avokati Arianit Koci tha për KALLXO.com se Haradinaj nuk mund ta lëshojë njëherpërnjëherë Francën dhe është i obliguar që dy herë në javë të paraqitet tek autoritetet franceze.

http://kallxo.com/haradinaj-lirohet-kusht/

Ramush Haradinaj qe arrestuar më 4 janar në aeroportin e Basel-Mulhouse nga autoritetet franceze në bazë të një fletarresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia më 2004.

http://kallxo.com/arrestohet-ne-france-ramush-haradinaj/

Të nesërmen e arrestimit, Gjykata e Apelit e Colmarit kishte urdhëruar mbajtjen e Haradinajt në paraburgim në pritje të pranimit të një kërkese formale për ekstradim nga Serbia.

http://kallxo.com/franca-e-mban-haradinajn-ne-paraburgim/

Arrestimi i ish-komandantit të UÇK-së në Francë ka ngjallur reagime e protesta në Kosovë e te shqiptarët e diasporës.

http://kallxo.com/shqiptaret-e-diaspores-bashkohen-per-haradinajn/

http://kallxo.com/protesta-ne-peje-haradinaj-e-ka-deshmuar-pafajesine/

http://kallxo.com/ne-gjakove-kerkohet-lirimi-haradinajt-nga-burgu-francez/