Konkurs për punë praktike në BIRN

Thirrje për punë praktike për studentë të komuniteteve jo-shumicë

Në kuadër të Programit për Fuqizimin e Sistemit të Drejtësisë, mbështetur nga USAID, Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN) shpall konkurs për angazhimin e 2 praktikantëve monitorues nga komunitetet jo-shumicë të Kosovës që janë të interesuar të zhvillojnë karrierë në fushën e drejtësisë.

Kriteret për Aplikim:

Për të aplikuar dhe për të përmbushur pozitën, kandidati/ja duhet:

  • Të jetë entuziast/e për të ndjekur karrierë në drejtësi
  • Të jetë student/e në Fakultetin Juridik
  • Të ketë aftësi të shkëlqyera komunikimi; si me gojë ashtu dhe me shkrim
  • Të ketë njohuri të gjuhës angleze

Detyrat dhe përgjegjësitë:

Kandidatët e suksesshëm do të jenë përgjegjës për:

  • Monitorim të seancave gjyqësore në gjykatat e Kosovës
  • Koordinim me ekipin dhe Zyrën Ligjore të BIRN në Kosovë
  • Të tjera përgjegjësi në kuadër të Zyrës Ligjore

Koha e angazhimit

Kandidatët e përzgjedhur duhet të jenë të disponueshëm për të punuar në çdo gjykatë në Kosovë dhe do të angazhohen në praktikën e tyre për një periudhë prej 3 muajsh, duke filluar nga dhjetor 2019, deri në shkurt 2020.

Si të aplikoni?

Për të aplikuar duhet të dërgoni një Curriculum Vitae (CV) dhe një letër motivimi përmes postës elektronike në adresën [email protected], duke shkruar emrin, mbiemrin dhe pozitën për të cilën aplikoni, më së largu deri më 25 nëntor 2019, ora 23:59.

BIRN inkurajon aplikuesit nga të gjitha gjinitë, si dhe ofron mundësi të barabartë angazhimi për të gjithë personat e interesuar pa kurrfarë paragjykimi mbi baza gjinore, fetare, etnike ose politike, apo ndonjë bazë tjetër.


Call for Applications for Internships for non-majority communities students

In the framework of the USAID ‘Justice System Strengthening Program’, the Balkan Investigative Reporting Network (BIRN) is launching a call for 2 monitoring interns from non-majority communities who are interested in pursuing a career in the justice system.

Application Criteria:

To apply for an internship monitoring position, the candidate must:

  • Be enthusiastic and willing to pursue a career in justice
  • Be a student at the Faculty of Law
  • Have excellent communication skills; both orally and in writing
  • Knowledge of English langue

Duties and responsibilities:

The successful candidates will be responsible for:

  • Monitoring of court cases in the Kosovo courts
  • Coordination with the legal office team
  • Other commitments required within the organization’s legal office

Duration

Selected candidates must be available to work in any court and will be engaged in their internship for a period of 3 months, starting from December 2019 until February 2020.

How to apply?

To apply you must send a Curriculum Vitae (CV) and a letter of motivation via email to [email protected], including your name, surname, and position to which you are applying by November 25, 2019, 23:59.

BIRN offers equal engagement opportunities to all interested individuals, and encourages applications from all, regardless of religion, race, ethnicity, gender, sexual orientation or political views.