Ilustrim: Flickr

Lajm i Rremë për Sondazhe në Emër të Institutit 'Gani Bobi'

Kjo ueb-faqe e ka shkruar një lajm të rremë duke treguar për rezultatet e një sondazhi duke u thirr në Institutin “Gani Bobi”. Ky sondazh tregon për një garë të ngushtë në mes të koalicionit PDK-AAK-NISMA dhe Lëvizjes Vetëvendosjes, ndërsa me shumë më pak vota të tretin e rendit koalicionin e udhëhequr nga LDK-ja. Ueb-faqe është sponzoruar edhe në rrjetin social “Facebook”.

Shkelzen Maliqi tha se Instituti Gani Bobi nuk punon fare dhe nuk ka publikuar asnjë sondazh. Ai tha se lajmi i publikuar është i rremë.

“Gani Bobi” nuk punon fare, është e rreme, është ‘fake’ edhe nuk guxojmë me shpall exit-pollin (sondazhe) para se të mbyllen të gjitha vendvotimet. Gani Bobi nuk është me funksional”, tha Maliqi.