Labinot Tahiri, deputet. Foto: Facebook

Labinot Tahiri Paralajmëron Zgjedhje të Reja

Deputeti i AKR-së Labinot Tahiri në një postim në rrjetin Facebook është shprehur pro zgjedhjeve të reja nacionale.

Postimi i Tahirit vjen në kohën kur koalicioni është duke diskutuar rreth qëndrimeve për Gjykatën Speciale, Demarkacionin dhe Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

 Postimi i plotë i deputetit Tahiri

Përshëndetje të nderuar qytetarë!

“Pa dyshim se zgjedhjet nacionale shkuan keq, ndaj vendi hyri në një rrugë pa krye”….!

Ma merrë mendja që vendi ynë, sërish do të shkoi në zgjedhje të reja.

-Pas këtyre pa k’naqesive të cilat janë aktuale këto ditë gjatë vitit të ri!

-Pas këtyre ngjarjeve që po ndodhin në VetëVendosje!

-Pa asaj që shohim edhe në koalicionin PAN- AKR, të cilët në shumë pika nuk po mirren vesh, e sidomos rreth

” Demarkacionit”. apo në disa ngjarje të cilat janë shumê të rendesisshme për vendin! Pas gjithë këtyre kritikave serioze të ndërkombëtarêve drejtuar elites politike dhe Kosoves! -Pas asaj që LDK-ja po rri e heshtur duke shikuar se kush nga cila parti po shkatërrohet, mendoj se nuk do e pranojnë fort të lehtë qytetarët tanë ndonje mashtrim të radhes, ata duan ato qu ju tham në zgjedhje. Mendoj se duhet më fuqishem të reagojmë dhe të veprojmë për ato premtime që u’a kemi thënë parasyve qytetarëve tanë. Qytetarët kanë duruar shumë dhe, çfardo veprimi që ne e bejmë në Kuvendin tonë, apo në Qeveri, ata po na shikojnë me vemëndje për faktin, që nesër të na ndeshkojnë me Votë, edhe me “PROTESTA”vetë popullore, pa u cilësuar si, “PROTESTA”të ndonjë partie partiake.

Nesër ne jemi fajtorë, jo populli.