Foto: Atdhe Mulla

LAA dhe Vetëvendosja Kërkojnë të Votohet Menjëherë Qeveria Haradinaj

Glauk Konjufca në emër të Lëvizjes Vetëvendosje ka kërkuar që qeveria Haradinaj të votohet menjëherë në Kuvendin e Kosovës. Ai ka thënë se programi qeveritar i lexuar nga Haradinaj që i varfër dhe i shkurt, prandaj ai ka thënë se i njëjti ka nevojë për një mocion të menjëhershëm.

“Ne pajtohemi me të, le të del në votim tash dhe këto. Ne i bëjmë një lloj mocioni qeverisë Haradinaj, pra le të del tash në votim”, ka thënë Konjufca.

Propozimin e Vetëvendosjes e ka përkrahur edhe Avdullah Hoti nga koalicioni LAA.

“Unë e mbështes propozimin për mocion që kjo qeveri të hidhet menjëherë në votim”, tha Hoti.

Ndërsa Hoxhaj e ka kërkuar nga deputetet që të mbajnë fjalime. “Kërkojmë që të vazhdojmë me debat”, tha ai.

Ndersa, nënkryetari I PDK-së Enver Hoxhaj tha se Qeveria Haradinaj do të jetë e të gjithë qytetarëve. Nënkryetari I PDK-së Enver Hoxhaj në fjalën e tij në seancën ku duhet të votohet Qeveria Haradinaj, e lavdëroi këtë qeveri. Ai ftoi qytetarët e Kosovës që këtë qeveri ta konsiderojë secili si të veten. Hoxhaj deklaroi se pesë muaj para dhjetëvjetorit të pavarësisë Kosova i ka disa sfida për të cilat duhet edhe përkrahja e pozitës dhe opozitës. “Vijat programore të Qeverisë Haradinaj jan të qarta”, tha Hoxhaj.