Parashikimi i motit - Foto: KALLXO.com

Ky Është Moti në Pesë Ditët e Ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se  gjatë pesë ditëve të ardhshme do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

“Kjo gjendje stabile e motit do të mbretëroj si rezultat i masave të ngrohta të ajrit me origjinë nga Afrika Veriore”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës për këtë periudhë të parashikimit, parashihet të lëvizin ndërmjet 12-20 gradë Celsius.

Dita e mërkurë parashihet t’i shënojë vlerat e temperaturave maksimale, ndërsa të premten do të shënohen temperaturat më të ulëta.

Shtypja atmosferike do të shënojë ngritje graduale. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja deri të enjten me shpejtësi deri 6m/s , derisa ditën e premte parashihet një destabilizim i përkohshëm i motit, duke krijuar kushte për rënie të temperaturave dhe reshje shiu.

Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi deri 11m/s./21Media