A man holding a flag of Zimbabwe takes part in a demonstration of University of Zimbabwe's students, on November 20, 2017 in Harare, to demand the withdrawal of Grace Mugabe's doctorate and refused to sit their exams as pressure builds on Zimbabwe's President Robert Mugabe to resign. Zimbabwe's President faced the threat of impeachment by his own party on November 20, 2017, after his shock insistence he still holds power in Zimbabwe despite a military takeover and a noon deadline to end his 37-year autocratic rule. / AFP PHOTO / - (Photo credit should read -/AFP/Getty Images)

Kuvendi i Zimbabvesë Pritet ta Shkarkojë Mugaben

Kuvendi i Zimbabvesë i ka filluar procedurat e shkarkimit të Presidentit  Robert Mugabe, për herë të parë në  historinë 37 vjeçare të vendit,  ka shkruar sot CNN.

Partia në pushtet, ZANU-PF është në përgatitje të procedurave për ta larguar Presidentin, përderisa presidenti Mugabe nuk e ka dorëzuar pushtetin edhe pasi ushtria e mori nën kontroll kryeqytetin në javën e kaluar.

CNN raporton se partia ZANU-PF, partia e vetë presidentit 93-vjeçar e ka shkarkuar nga posti i kryetarit të partisë, duke i dhënë atij 24 orë kohë që të japë dorëheqje, përndryshe shkarkohet.

Sipas rrjetit amerikan të lajmeve edhe Emmerson Mnangagwa, largimi i të cilit nga Mugabe që e ka ndezur situatën politike, ka kërkuar që Presidenti Mugabe të japë dorëheqje.

Ndërkaq mediat shtetërore kanë treguar se Mugabe ka thirrur mbledhje të kabinetit ndërsa shumica e anëtarëve të kabinetit të tij nuk kanë ardhur në këtë mbledhje, raporton CNN.

http://kallxo.com/ushtria-merr-ne-dore-zimbabvene-arrestohet-presidenti/