Kuvendi i Kosovës - Foto: KALLXO.com

Kuvendi Voton Sot për Projektbuxhetin 2018

Në Kuvendin e Kosovës sot pritet të vazhdojë seanca plenare, gjatë të cilës do të votohet për Projektligjin për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2018.

Seanca do të nisë në ora 15:00.

Votimi vjen pas një debati disaditor në Kuvend.

Më 6 dhjetor Projektbuxheti ishte hedhur në votim por nuk i kishte marrë votat e nevojshme.

Pas një debati dyditësh, projektbuxhetin e kanë votuar vetëm 58 deputetë.

Opozita nuk kishte marrë pjesë në votim.