Foto: Atdhe Mulla

Kuvendi shkon në pauzë deri në orën 17:00

Vazhdimi i seancës së sotme, e cila nisi me një orë vonesë dhe e cila u ndërpre edhe për dy orë më herët për shkak të problemeve me mikrofona, u ndërpre tash edhe për një orë tjetër.

Deputetët shkuan në pauzë deri në orën 17:00.

“Kryeministri nuk është këtu për interpelanca, ka kërku që mos të mbahet sot. Por e kemi interpelancën me ministrin e shëndetësisë dhe kemi katër debate parlamentare”, tha kryesuesi Xhavit Haliti.

Seanca pritet të vazhdojë pas pauzës.