Pamje nga një mbledhje e Kryesisë së Kuvendit - Foto: Kuvendi i Kosovës

Kuvendi pritet të mbajë tri seanca javën e ardhshme

Kuvendi i Kosovës pritet të mbajë tri seanca brenda një javë, dy të papërfunduara dhe një të re.

Në njoftimin e Kryesisë së Kuvendit, e cila do të mbahet të hënën për të vendosur për mbajtjen e seancave, në rendin e ditës janë tri të tilla.

Fillimisht thuhet se do të bëhet vazhdimi i seancës plenare me pikat e papërfunduara më 16, 17, 18, 20 dhe 26 prill, ku janë të renditura 9 pika, përfshi këtu edhe tri interpelanca të Kryeministrit Ramush Haradinaj.

Më pas thuhet se është vzhdimi i seancës plenare me pikat e papërfunduara më 3 maj, seancë e cila ka në rend dite tri pika të mbetura, në mesin e tyre edhe propozimi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje për shkarkimin e nënkryetares së Kuvendit, Aida Dërguti.

Ndërsa në fund thuhet se do të përgatitjet për seancë plenare të radhës, e cila ka 12 pika.