Kuvendi i Kosovës | Foto: Atdhe Mulla

Kuvendi Pranon nga Qeveria Projektligjin për Demarkacionin

Kuvendi i Kosovës ka pranuar nga Qeveria e Kosovës Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë kreu i Kuvendit, Kadri Veseli.

Përmes një postimi në profilin e tij në “Facebook”, Veseli ka treguar se ka ftuar mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit për nesër në orën 16:00, për të proceduar më tutje me këtë çështje.

“Ftoj të gjithë deputetët që të mendojnë për interesin e qytetarëve dhe ta përkrahin këtë Marrëveshje, e cila forcon sovranitetin e vendit dhe i hap rrugë liberalizimit të vizave për qytetarët tanë”, ka shkruar ai.