Seanca e Kuvendit | Foto: KALLXO.com

Kuvendi Pajtohet për Ndarjen e Rezervës mes OST dhe KOSTT

Me 93 vota për e asnjë kundër Kuvendi i Kosovës ka miratuar Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për shkëmbimin dhe/ose ndarjen e rezervës rregulluese ndërmjet Operatorit shqiptar të Sistemit të Transmetimit OST SH.A. dhe operatorit kosovar të sistemit, transmisionit dhe tregut – KOSTT SH.A.

Po ashtu, Kuvendi miratoi edhe Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për themelimin e Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor në mes Kosovës, Shqipërisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë dhe Serbisë.

Për këtë ligj 82 vota ishin për, 10 kundër dhe 1 abstenim.

Sot, Kuvendi ratifikoi edhe Marrëveshjen për themelimin e Fondit të Ballkanit Perëndimor.

http://kallxo.com/miratohet-marreveshja-per-themelimin-e-fondit-te-ballkanit-perendimor/

Aktualisht, Kuvendi është në pauzë.