Kuvendi Pa Kuorum-Shtyhet Seanca

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli tha se do të provohet edhe njëherë vazhdimi i seancës pas drekës, duke konstatuar se në mbledhje janë vetëm 51 deputetë.

Kuvendi sot kreu vetëm diskutimet jashtë rendit të ditës, ndërsa ata që kishin shtruar pyetjet, por edhe ata që duhet të përgjigjeshin në to nuk ndodheshin në sallë.

Deputeti pa grup parlamentar Gëzim Kelmendi reagoi ndaj mungesës së kabinetit qeveritar në Kuvend.

“Mungesa e pjesës dërmuese të ministrave na pamundëson të jemi produktivë në debate se ka kohë të gjatë që nuk kemi pas seanca,” tha Kelmendi.

Kuvendi para seancës që nisi dje në një seancë të rregullt u mblodh vetëm më 30 mars.

http://kallxo.com/kuvendi-ngjallet-pas-nje-muaji-pauze/