Kuvendi nga Nesër Regjistron Depuetët

Kryetari i Kuvendit në legjislaturën e kaluar Kadri Veseli tha pas mbledhjes së Kryesisë se që nga nesër do të fillojë regjistrimi i deputetëve të rinj dhe më 3 gusht do të mbahet seanca konstituive e legjislaturës së gjashtë. Veseli nuk ka treguar nëse do të jetë ai kandidat për kryetar të Kuvendit e as nuk ka dhënë përgjigje nëse koalicioni PAN i ka bërë numrat ose jo.

Ndërsa, nënkryetarja e Kuvendit në legjislaturën e kaluar Aida Dërguti tha se nuk është e çuditshme nëse nuk e votojnë kandidatin e PAN-it për kryetar të Kuvendit pasi as herën e kaluar nuk e kanë votuar.

Ajo nuk ka qartësuar nëse do të rrinë në seancë kur të votohet kryetari i ri duke thënë se e rëndësishme është se atë ditë do të dihet nëse koalicioni PAN i ka numrat apo jo.