Blerim Peci | Foto: Facebook

Kuvendi Nderon me një Minutë Heshtje Aktorin Blerim Peci

Seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës, gjatë të cilës do të votohet për Projektbuxhetin e vitit 2018, ka nisur me një minutë heshtje në nderim të aktorit Blerim Peci, i cili vdiq dje.

Kërkesa për një minutë heshtje erdhi nga deputeti Abdyl Salihu.

Aktori Blerim Peci ka ndërruar jetë dje dhe është varrosur po ashtu gjatë ditës së djeshme.

Për vdekjen e aktorit ngushëllime kanë shprehur dje gjatë ditës të gjitha institucionet dhe partitë politike të vendit.