Kuvendi Miraton Rishikimin e Buxhetit

61 deputetë votuan për dhe 15 abstenuan në lidhje me rishikimin e buxhetit.

Para se të votohej projektligji për rishikimin e buxhetit në tërësi, u votuan pro 18 amendamentet e tij, 14 nga të cilat të propozuara nga Komision i për Buxhet dhe Financa dhe 4 nga deputetët.

“Vlen të ceken dy amendamente, qe kanë qenë propozim i komisionit. Për amendamentin 2, autostrada Prishtinë-Gjilan dhe amendamentin 12 për sigurime shëndetësore, që janë rikthy”, tha Abdixhiku.

Në mes të këtyre amendamenteve më të rëndësishmet janë amendamenti 2 dhe ai 14. I pari ka të bëjë me autostradën Prishtinë-Gjilan dhe i dyti lidhet me sigurimet shëndetësore.

Dje KALLXO.com shkroi për amendamentet.