Kuvendi Miraton Planin e Punës për 2018-ën

Plani i Punës së Kuvendit për vitin 2018 u miratua me 65 vota pro dhe tri kundër.

Para se të miratohej ky plan, u diskutua rreth punës së legjislativit, ndërsa shumë deputetë nuk ishin të kënaqur me këtë punë.

Nënkryetari i Kuvendit Xhavit Haliti tha se puna duhet të shtohet nëse deputetët nuk duan që Kuvendi të dalë keq në Raportin e Progresit.

Megjithatë, në një moment, kur ende nuk votohej për planin e punës, gazetari i KALLXO.com numëroi vetëm 48 deputetë, derisa në fillim të seancës ishin 78.

Megjithatë, kur u votua, në Kuvend ndodheshin 72 deputetë.