Seanca e Kuvendit - Foto: KALLXO.com

Kuvendi Miraton në Parim Projektligjin për Buxhetin 2017

Me 61 vota për, asnjë kundër e asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovës ka miratuar sot në parim Projektligjin për buxhetin 2017.

Në sallë ishin 99 deputetë.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, tha në fillim të seancës se diskutimet kanë përfunduar dhe do të shkohet drejt në votim.

“Meqë disa deputetë kanë e disa s’kanë kartelë, votojmë me dorë. Aktualisht 99 deputetë në sallë”, tha Veseli.

Deputeti i AAK-së, Ahmet Isufi kërkoi sot që shqyrtimi i dytë të bëhet me procedurë të përshpejtuar.

http://kallxo.com/seanca-per-votimin-e-rishikimit-te-buxhetit-vazhdon-neser/

Debati për Projektligjin për buxhetin e vitit 2017 është zhvilluar dje dhe ka zgjatur rreth 10 orë dhe në fund nuk u miratua për shkak të mungesës së kuorumit.