Kuvendi i Kosovës - Foto: KALLXO.com

Kuvendi Miraton në Parim Projektbuxhetin 2018

Kuvendi i Kosovës ka miratuar sot në parim Projektligjin për Buxhetin e Kosovës për vitin 2018.

64 deputetë kanë votuar, prej tyre 62 kanë votuar për, 2 kundër dhe asnjë abstenim.

“Miratohet në parim Projektligji për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2018. Ngarkohen komisioni funksional  dhe komisionet parlamentare që ta shqyrtojnë projektligjin dhe Kuvendit t’ia paraqesin raportet me rekomandime”, tha Veseli.

Me miratimin në parim të Projektligjit për Buxhetin janë mbyllur punimet e seancës së sotme, e cila ishte vazhdimi i seancës së zhvilluar më 5 dhe 6 dhjetor.

Seanca e radhës e Kuvendit, sipas Veselit, do të mbahet të enjten.