Salla e mbledhjeve | Foto: Kuvendi i Kosovës

Kuvendi Miratoi Rezolutën për Haradinajn

Deputetët e Kuvendit të Kosovës miratuan sot një rezolutë në lidhje me mbajtjen në Francë të kreut të AAK-së Ramush Haradinaj.

Për rezolutën e propozuar nga Pal Lekaj votuan 78 deputetë, ndërsa një ishte kundër.

Rezoluta pas propozimit të Lekajt u harmonizua nga grupet parlamentare dhe për këtë qëllim u dha pauzë prej 30 minutash.

Rezoluta kërkon lirim sa më të shpejtë të Haradinajt si dhe pezullim të dialogut deri në lirim të tij.

Më 10 janar nuk ishte arritur të miratohej një rezolutë e tillë nga Kuvendi.

Ramush Haradinajn u ndalua nga autoritetet franceze më 4 janar me një fletarrest të INTERPOLit të lëshuar nga Serbia.

Ky shtet është duke kërkuar ekstradimin e Haradinajt, ndërsa gjykata francez e qytetit Colmar ka vendosur që më 6 prill ta shqyrtojë kërkesën ekstraduese të Serbisë.