Kuvendi Kryen Mbledhjen e Mbetur

Në fillim të seancës kryetari i Kuvendit konstatoi se të pranishëm janë 64 deputetë.

Pastaj u miratuan Raporti i Punës për Vitin 2015 i  Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Raporti Financiar i Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2015, Raporti i Punës së Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale, Raporti i Punës së Agjencisë Kundër Korrupsionit për vitin 2015 dhe Raporti i Punës së Autoritetit të Aviacionit Civil për vitin 2015.

Këto pika ishin shtyrë nga e mërkuara e kaluar, pasi para një jave nuk kishte kuorum

Me mungesë kuorumi Kuvendi u përball në dy seancat e fundit, ndërsa dje Kadri Veseli e pranoi se Kuvendi nuk po punon si duhet.

http://kallxo.com/veseli-pranon-qe-kuvendi-nuk-po-punon/