Zafir Berisha e Fatmir Limaj | Foto: Nisma

Kuvendi “Ia Ndolli” Berishës Shkrirjen në Nismë

Berisha gjatë konferencës për gazetarë tregoi se te emri i tij në listën e deputetëve të Kuvendit të Kosovës i ka figuruar subjekti Nisma për Kosovën, ndërsa bëri të ditur se nuk ka reaguar pse aty nuk i shkruante Bashkimi Demokratik,pasi nuk e ka penguar një gabim i tillë.

“Kam qenë subjekti i shtatë ma i votum në Kosovë. Nuk e kom ni veten keq që më kanë quajtur kështu si deputet i Nismës,” tha Zafir Berisha.

Berisha u shpreh i bindur se Nisma do të qeverisë me Prizrenin pas zgjedhjeve të ardhshme lokale.

Shkrirjen e Bashkimit Demokratik në Nismën për Koosvën e mirëpriti edhe Fatmir Limaj.

“Neve na bashkon çdo gjë e nuk na ndan asgjë. Nga sot Nisma për Kosovën është më e fuqishme. Ne do të implementojmë programin tonë qeverisës,” tha Limaj në hapjen e kësaj konference.

Edhe Limaj komentoi bashkimin e dy subjekteve.

“Rrethanat e reja të krijuara në Kosovë, sigurisht që na duhet fuqizim, e një gjë të tillë e kemi gjetur te Nisma për Kosovë,” tha Berisha.

Limaj foli edhe për situatën politike në vend, duke bërë të ditur koalicioni AAK-Nisma vazhdon të angazhohet deri në largim të kësaj qeverie.