Iliriana Islami, ish-gjykatëse e Gjykatës Kushtetuese - Foto: Video/TV21

Kush Mund ta Formojë Qeverinë?

Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese përcakton rrugën juridike të zgjedhjes së mandatarit të Qeverisë së Kosovës.

Ish-gjykatësja e Gjykatës Kushtetuese, Iliriana Islami, saktëson se mandatari gjithmonë propozohet nga koalicioni fitues.

“Mirëpo, nëse koalicioni fitues nuk e ka shumicën e votave atëherë presidenti ka të drejtë ta zgjedhë mandatarin prej atij subjekti politik që ka arritur ta sigurojë shumicën e votave”, ka thënë Iliriana Islami në një intervistë për TV 21.

Intervistën e plotë mund ta gjeni në linkun e mëposhtëm./21Media