Kush Janë Gropuesit Ilegalë të Qymyrit?

Qymyri që ekziston në sasi të madhe nën tokën e Kosovës sipas të dhënave zyrtare nuk shfrytëzohet vetëm nga KEK-ut apo punëtorët e tij.

Emisioni ‘Jeta në Kosovë’ ka filmuar edhe një praktikë ilegale të personave të panjohur që gropojnë për qymyr.

Inspeksioni i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Mineral kanë hasur në disa raste të gropimit ilegal të qymyrit.

Sipas Shkëlzen Haziri, inspektor i Minierave, gropimi nuk po bëhet nga njerëz të varfër për çështje ekzistenciale.

“Makineria është e kushtueshme dhe nuk ma merr mendja që është punë ekzistence… ndoshta është edhe punë biznesi”, tha Haziri.

Emisioni ‘Jeta në Kosovë’, këtë javë i kushtohet diskutimit për ndotjen e ajrit dhe përdorimit të qymyrit dhe  ka bërë përmbledhjen e këtyre diskutimeve në debate për më shumë se 10 vite.

Ndërkaq, në segmentin e dytë të emisionit këtij emisioni u transmetuan gënjeshtrat kryesore të vitit 2017 të cilat u matën nga KRYPOMETRI, që është një verifikues faktesh i certifikuar ndërkombëtarisht.

Në kuadër të rrenave të dokumentuara në këtë emision listohen Kryetarët e Komunave që nuk kanë mbajtur premtimin e tyre për emërimin e grave drejtoresha.

Emisionin e plotë ‘Jeta në Kosovë’, mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: