Arkiv - Mimoza Kusari Lila në #DebatPernime. Foto: Atdhe Mulla

Kusari-Lila Kërkon Nisjen e Procedurave për Shkarkimin e Presidentit

Mimoza Kusari-Lila tha se duhet nisur procedurat e shkarkimit të Presidentit Thaçi, nëse konfirmohet përfshirja e tij në arrestimin dhe depërtimin e shtetasve turq

“Duhet nisur procedurën e shkarkimit të Presidentit në momentin e konfirmimit të përfshirjes së tij në rastin e djeshëm”, shkroi Mimoza Kusari-Lila në facebook.

Kusari-Lila konstatoi se Kryeministri dhe kryetari i Kuvendit nuk po i dinë detyrat e tyre.

“As Kryeministri dhe as Kryetari i Kuvendit nuk janë duke e ditur punën dhe përgjegjësitë e detyrave që mbajnë. Në këtë mjegull, Presidenti i shtetit po e shfrytëzon momentin dhe i ka okupu të gjitha pozitat qeverisëse të vendit”, shkroi Kusari-Lila.

Thaçi dje në Emisionin “Jeta në Kosovë” atë që ngjau me shtetasit turq e cilësoi të papranueshme.

http://kallxo.com/ekskluzive-presidenti-thaci-flet-per-deportimin-shtetasve-turq-nga-kosova/

Ajo kërkoi dakordim për zgjedhje të reja.

“Partitë politike të dakordohen për agjendën legjislative dhe politike afatshkurtër përfshirë këtu edhe afatin e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare deri në fund të 2018”, vijoi postimi i Kusari-Lilës.

Të njëjtën gjë e kërkoi sot edhe shefi i grupit parlamentar të LDK-së Avdullah Hoti.

http://kallxo.com/hoti-kerkon-date-te-zgjedhjeve-te-jashtezakonshme/