Mimoza Kusari- Lila në Debat Pernime - Foto: KALLXO.com

Kusari Lila: Haradinaj i ka të Gjitha por S’ka Vizë

Deputetja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, ka komentuar kryeministrin  Ramush Haradinaj dhe qeverisjen e tij duke ironizuar me deklaratat e tij për rrogën kravatat dhe vizën amerikane.

Kusari-Lila përmes një statusi në Facbeook, ka shkruar se është koha që kjo qeveri të shkoj në shtëpi.

Në postimin e saj Kusari Lila ka ironizuar me Haradinajn i cili sipas saj pas rritjes së rrogës i ka të gjitha përfshirë edhe kohën por nuk ka Vizë për të udhëtuar në SHBA.

Deklarata e deputetes ka ardhur pak orë pasi kryeministri anuloj vizitën në SHBA për shkak të problemeve me vizë

Postimi i plotë:

 “Kontraditat prej të cilave duhet të shpëtojë Kosova:Arsyeja pse e rriti rrogën e vet për 100% Kryeministri i vendit ishte për “përfaqësim të dinjitetshëm” se i duhen kravata dhe këmisha të reja në takimet e shumta që ai i ka.  Për kravata e këmisha nuk ka të holla, por kryeministri kalon pushimet e fundvitit të parë si KM në Kosovën e pavarësisë në resortin më të shtrenjtë në Zvicër. Kryeministri deklaron se tani ka të holla, por s’ka kohë të mjaftueshme për pushime”, thuhet në postimin e Kusari-Lilës në Facebook. Deputetja më tej ka thënë se me mos marrjen e vizës për Amerikë, kryeministrit amerikanët i treguan se, të hollat e shtetit që qeveris edhe i merr si n’bahqe të Babës, kohën edhe e gjen, por kur nuk je në gjendje të Qeverisësh shtetin tënd, trus në zyren tënde dhe mos shit mend kur s’ke për çka. “Kryeministri nuk arrin të marrë vizën për në SHBA. Nuk ka asnjë takim të konfirmuar në Shtëpinë e Bardhë, Departamentin e Shtetit, por ka një ftesë të gardës së shtetit të Ioëa për një ceremoni. Tani del se Kryeministri ka kohë, ka të holla, por tani NUK ka vizë amerikane. Amerikanët i treguan Kryeministrit se, të hollat e shtetit që qeveris edhe i merr si n’bahqe të Babës, kohën edhe e gjen, por kur nuk je në gjendje të Qeverisësh shtetin tënd, trus në zyren tënde dhe mos shit mend kur s’ke për çka. Koha kjo Qeveri me shku në shtëpi krejt se Qeverisja jo sport i rëndë, por i pamundur për ta”,