Albin Kurti gjatë prezantimit të Platformës | Foto: KALLXO.com

Kurti: Visari është Bashkë Me Ne

Albin Kurti gjatë prezantimit të platformës së tij për kryetar ka folur fjalë të mira për Visar Ymerin, ish-kryetarin e Vetëvendosjes.

“Visari është anetar bashkë me ne, deputet bashkë me ne. Gjithmonë e kam çmuar dhe e çmoj mendimin e Visarit. Visari vazhdimisht është konsultuar me mua sa ishte kryetar, e kështu do të bëj edhe unë, do të konsultohem me të”, tha Kurti.

Ai falënderoi ish-kryetarin për drejtimin e Vetëvendosjes për gati tre vjet.

“Dua ta falënderoj Visar Ymerin për udhëheqjen e drejtimin për gati 3 vite, shumë të dobishëm e vlefshëm për lëvizjen”, tha Kurti.

Visar Ymeri është njëri nga zyrtarët e Vetëvendosjes që kanë dhënë dorëheqje.