Albin Kurti - Foto: Facebook

Kurti Tregon se Kur Filluan Problemet në Lëvizjen Vetëvendosje

Kryetari i sapozgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje ‘ka hapur zemrën’, për  të treguar disa nga detajet e pa dëgjuara më parë lidhur me problemet brenda kësaj partie.

Në një intervistë ekskluzive për emisionin ‘Jeta në Kosovë’, Kurti tha se ai kishte nisur ti diskutojë problemet organizative brenda Lëvizjes që nga viti 2015.

“Në vitin 2014 kishim një përvojë të re të Lëvizjes Vetëvendosje dhe ajo ishte bashkëpunimi me partitë e tjera për herë të parë…asokohe me LDK-në, AAK-në dhe Nismën. Pas protestave për Jabllanoviqin, kishte disa muaj që konsiderova se është më mirë që unë të kthehem në organizatë, të punoj në teren më shumë dhe Visar Ymeri i cili kishte kryer aq mirë punën e grupit parlamentar të LVV-së.. të bëhej Kryetar i LVV-së”, tha Kurti.

Ai përballë Jeta Xharrës tha se problemet e VV-së sipas tij kanë të bëjnë me mungesën e organizimit dhe gjithëpërfshirjes.

“Kam konstatuar me keqardhje se në Vetëvendosje e kemi të elaboruar gjërë e gjatë konceptin dhe diskursin tonë politik mirëpo jo teorinë dhe praktikën organizative. U përpoqa duke diskutuar me të tjerët, kemi pasur mospajtime, kemi pasur dallime por ka pasur edhe një lloj rezistence që të hapet kjo çështje në Lëvizjen Vetëvendosje”, deklaroi Kurti.

Në këtë intervistë, Kurti flet lidhur me pakënaqësitë e shfaqura brenda partisë që e udhëheq si dhe adreson sharjet, dorëheqjet dhe linçimet të cilat janë bërë diskutime publike nga kjo parti që nga fundi i vitit të kaluar.

KALLXO.com kishte përmbledhur në një analizë disa nga të dorëhequrit nga Lëvizja Vetëvendosje.

‘Fijet e Këputura’ të Kryesisë së VV-së

Emisionin e plotë ‘Jeta në Kosovë’ mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: