Albin Kurti në Kuvend | Foto: KALLXO.com

Kurti: Të Mblidhemi për ta Thyer Bllokadën

Albin Kurti kandidati i Vetëvendosjes për kryeministër, pasi Enver Hoxhaj kërkoi kohë shtesë në emër të PAN-it tha se Kosova ka mbetur pa Kuvend, edhe pse tha se ndodhet në sallë kuvendi.

“Ne jemi deputet që kemi mbetur pa kuvend. Po bëhen gati dy muaj e gjysmë që prej zgjedhjeve e Kosova nuk ka as kuvend e lere më qeveri. Tash është bërë e qartë se krerët e PDK-së nuk i kanë numrat”, tha Kurti.

Ai më tutje tha se deputetët që janë për formim institucionesh të mblidhen dhe ta propozojnë një kandidat për kryetar tëp Kuvendit për tA thyer bllokadën e tij.

Kurti më tutje bëri thirrje që Kuvendi të konstituohet pasi salla është plot.

“Nëse PAN e bojkoton seancën dhe nuk vjen në seancë atëherë ta bëjmë propozimin tonë ne. Nëse nuk merr vota kandidati i PAN-it atëherë ta propozojmë një kandidat të përbashkët. Ne mendojmë qe ai person të zgjidhet mes deputetëve të respektuar dhe sa më pak të anshëm”, tha Kurti.