Takimi i Albin Kurtit me Denis Zvizdiq, Foto: Facebook/Albin Kurti

Kurti takon kryeministrin e Bosnjës

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është takuar në Sarajevë me kryeministrin e Bosnje dhe Hercegovinës, Denis Zvizdiq.

Kurti ka thënë se me kryeministrin e Bosnje dhe Hercegovinës kanë biseduar për marrëdhëniet bilaterale midis dy vendeve, situatën politike në shtetet respektive dhe atë në rajon.

Kurti paraprakisht ka marrë pjesë në ‘Forumin e Biznesit në Sarajevë, me ftesën e kryeministrit Zvizdiq.

“Në margjina të këtij forumi takova shumë politikanë, diplomatë e investitorë të ndryshëm, në mesin e të cilëve ish presidentin kroat, Stjepan Mesiq, ministrin slloven të zhvillimit dhe teknologjisë, Zdravko Pocivalsek, kryetarin e Odës Ekonomike të Federatës së B&H, Mirsad Jasarspahiq, ish-ministër i mbrojtjes, Selmo Cikotiq, zëvendës kryetarin e Kuvendit të B&H, Safet Softiq, pastaj Bogic Bogiceviq”, ka shkruar Kurti në Facebook.