Albin Kurti - Foto: Atdhe Mulla

Kurti: Regjimi në Fushatë Kundër Rezultatit të Zgjedhjeve në Prishtinë e Prizren

Nga seanca e Kuvendit, deputeti i Vetëvendosjes Albin Kurti, paralajmëroi partitë rivale politike në dy komunat më të mëdha të vendit se “nuk mund të ketë rezultat tjetër” të balotazhit të mbajtur më 19 nëntor.

Dy kandidatët e VV-së në këto komuna, Shpend Ahmeti e Mytaher Haskuka udhëheqin me vota ndaj rivalëve të tyre, Arban Abrashit të LDK-së në Prishtinë dhe Shaqir Totajt të PDk-së në Prizren, po rme diferencë të ngushtë.

Sot, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa vendosi për rinumërim të të gjitha kutive të votimit në këto komuna.

“Për sot në ora 12 është paralajmëruar numërimi i votave me kusht që do ta përmbyllë procesin zgjedhor. Por prej të hënës regjimi nisi fushatën ë tij, u bënë bashkë Veseli, Haradinaj e Mustafa. Nuk mund të ketë rezultat tjetër as në Prishtinë e as në Prizren se ai i vullnetit të qytetarëve”, tha Kurti.