Albin Kurti në DebatPernime. Foto: Atdhe Mulla

Kurti: Qytetarët Votuan që PDK të Shkojë në Opozitë

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti, ka thënë se qytetarët kanë votuar që PDK-ja të shkojë në opozitë.

Në një postim në profilin e tij në “Facebook”, Albin Kurti thotë se nuk është mirë që dikush të përpiqet ta deformojë vullnetin e qytetarëve dhe ta shpëtojë PDK-në, përkatësisht udhëheqjen e PDK-së.

NDËRLIDHUR

“Koalicioni PAN po synon që t’ia vjedhë LDK-së ose AKR-së ndonjë deputet dhe pastaj ta lusë Vuçiqin në Beograd për ta formuar qeverinë në Kosovë! Kjo është rrugë e gabueshme me pasoja tejet të dëmshme. Nuk jepet Republika për poste”, ka theksuar ai.

Po ashtu, Kurti ka thënë se koalicionet parazgjedhore u formuan në mënyrë që të maskohej rënia e të gjitha partive në Kosovë. “Mirëpo, zgjedhjet e 11 qershorit i demaskuan ato duke e bërë Lëvizjen Vetëvendosje fituese, përkatësisht partinë më të madhe në vend, partinë e parë në Kosovë”, ka shkruar ai.

Sipas Kurtit, ndryshimi më 11 qershor do të jetë historik.

Më tej, Kurti thotë se qytetarët kanë nevojë për zhvillim ekonomik që sjell punësim dhe për drejtësi sociale e gjyqësor të drejtë.

Ai premton se Qeveria e drejtuar prej tij do të zëvendësojë emigrimin e rinisë me investime nga diaspora, zvogëlimin e importit enorm me prodhim vendës se do të ndalë korrupsionin e ish qeverive e do të qeverisë pa korrupsion dhe se do ta zgjerojë partneritetin me Bashkimin Evropian dhe ta thellojë aleancën me ShBA-në, etj.

Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së për zgjedhjet e 11 qershorit, Lëvizja Vetëvendosje është radhitur e dyta me 27.16% të votave, prapa koalicionit PDK-AAK-Nisma me 33.92% të votave dhe para koalicionit LDK-AKR-Alternativa që ka fituar 25.79% të votave.

18 Qershor 2017 - 16:19

Naser Sertolli 18/06/2017 - 16:19
NDËRVEPRIMI0

Kurti: Qytetarët Votuan që PDK të Shkojë në Opozitë

by Naser Sertolli
NA NDIQNI

Send this to a friend