kandidati i Vetëvendosjes, Albin Kurti, takohet me qytetarë - Foto: Facebook

Kurti: Populli Po Na Do

Në një postim në profilin e tij në “Facebook”, Albin Kurti vlerëson se populli po e do formacionin e tij politik.

Pas një vizite në Ferizaj, ku është takuar me qytetarë, Kurti ka vlerësuar se populli e ka ndihmuar shumë Lëvizjen Vetëvendosje, jo vetëm duke marrë pjesë aktivisht në protesta por edhe me mikpritje nëpër shtëpitë e tyre për tubimet e zhvilluara, duke u dhënë falas lokale për zyre të VV-së, me vota në zgjedhje e me qepët në demonstrata, “që na i hidhnin nga ballkonet”.

“Tash, populli po na don si asnjëherë më parë. Ne duhet ta duam popullin më shumë se kurdoherë. 11 qershori është ditë me zemër, ditë e dashurisë, ditë e fitores së dashurisë, ditë e fitores së popullit tonë të dashur”, ka shkruar Kurti.