Albin Kurti sot në Kuvend. Foto: Kallxo.com

Albin Kurti në Kuvend, Policia Nuk e Arreston

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, Albulena Haxhiu e Donika Kadaj- Bujupi kanë ardhur në seancën e Kuvendit të Kosovës e cila mbahet sot, duke kaluar të gjitha procedurat e kontrollit të zyrtarëve policorë, një ditë pasi ata nuk morën pjesë në një seancë gjykimi.

Fletarresti ndaj tre deputetëve ishte lëshuar dje pasi ata nuk u paraqitën në gjykatë për seancën në të cilën janë vetë të akuzuar rreth hedhjes së gazit lotsjellës.

Policia dje e kishte kërkuar Kurtin në banesën e tij për ta dërguar në gjykatë, por nuk e kishte gjetur.

http://kallxo.com/albin-kurtin-po-e-kerkon-policia/