Kurti: LVV nuk Funksionon me Bateri

Albin Kurti, kandidati i “Vetëvendosjes” për kryeministër në ligjëratën para studentëve të Kolegjit ISPE dhe Universitetit Heidelberg, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur me një video-incizim të PDK-së që thumbon LVV-në dhe LDK-në, tha se “Vetëvendosja” nuk funksionon me bateri.

“VV nuk funksionon me bateri, por burimi janë idetë dhe bindjet tona dhe nuk duhet ta merrni PDK shumë seriozisht aq sa e merr vetveten ajo”, tha Kurti.

Në spotin e PDK-së shihet një fëmijë duke luajtur me një makinë-lodër që funksionon me bateri.

Fëmija kur ia vë bateritë me shkronjat vv makinës, ajo digjet.

KALLXO.com shkroi sot se ky spot shkel rregullat televizive, pasi në të paraqitet një fëmijë.

Kurti duke folur për atë se a i respekton VV-ja simbolet shtetërore, tha se “nuk kemi asnjë rast që deputetët e ‘Vetëvendosjes’ i kanë dëmtuar ato”.

Megjithatë flamuri shtetëror te rrethi afër spitaleve në Prishtinë ishte larguar nga aktivistë të “Vetëvendosjes” për t’u zëvendësuar me flamurin kuqezi, zakonisht para 28 Nëntorit.

Kandidati për deputet i “Vetëvendosjes” Salih Zyba ishte akuzuar pikërisht për largimin e flamurit shtetëror nga rrethi te spitalet, por vitin e kaluar prokuroria hoqi dorë nga ndjekja e tij për këtë çështje.

http://kallxo.com/prokurori-heq-dore-nga-ndjekja-e-salih-zybes/

Kurti foli në ligjëratë edhe për zhvillimin ekonomik dhe shtetndërtimin.

Shtetndërtimi duhet patjetër që të shoqërohet  me një vizion  ekonomik përndryshe nuk do të jetë I mjaftueshëm e I qëndrueshëm. Ndërtimi I institucioneve duhet gjithsesi te jetë I kombinuar me një vizion ekonomik duke përfshirë aty dhe drejtësinë sociale e cila kupton sigurimet shoqërore dhe tatimin e përshkallëzuar”, tha Kurti.

Kurti tha se Bosnja, Mali i Zi, Serbia, Maqedonia dhe Kosova duhet të hyjnë bashkë në BE.