Kurti Kërkon Angazhim të Aktivistëve që nuk Janë Paguar

Kryetari i sapo zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje tha se po planifikon decentralizim të pagave dhe gjithë përfshirje të anëtarëve në strukturat e partisë.

Në një intervistë ekskluzive për emisionin “Jeta në Kosovë”, Kurti tha se deri më tani ka ekzistuar një hendek midis personave të angazhuar me paga të larta dhe aktivistëve të thjeshtë.

“Duhet ta bëjmë decentralizimin e pagave dhe të buxhetit në mënyrë që numri i njerëzve që angazhohen në përgjegjësi të jetë shumë më i madh sesa që është sot. Aty ka shumë energji dhe në krejt organizatën tonë ka shumë energji dhe mu më vjen keq që është shans i humbur që nuk është shfrytëzuar”, tha Kurti.

Ai po ashtu konstatoi se aftësitë profesionale të anëtarëve të partisë që e udhëheq do të shfrytëzohen më shumë brenda LVV-së.

“Po ashtu janë dijet e ndrydhura profesionale të cilat unë besoj që duhet të çlirohen, në javët dhe muajt në vijim”, tha Kurti

Në këtë intervistë, Kurti flet  edhe lidhur me pakënaqësitë e shfaqura brenda partisë që e udhëheq si dhe adreson sharjet, dorëheqjet dhe linçimet të cilat janë bërë diskutime publike nga kjo parti që nga fundi i vitit të kaluar.

KALLXO.com kishte përmbledhur në një analizë disa nga të dorëhequrit nga Lëvizja Vetëvendosje.

http://kallxo.com/gjnk/fijet-e-keputura-te-kryesise-se-vv-se/

Emisionin e plotë ‘Jeta në Kosovë’, mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: