Albin Kurti duke ia uruar fitoren Visar Ymerit në zgjedhjet e vitit 2015 për kryetar të Vetëvendosjes

Kurti e Kalon Visar Ymerin me Përqindje të Votave

Sipas rezultateve paraprake, Albin Kurti është zgjedhur kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje me 98.82% të votave të anëtarëve të partisë që votuan sot.

Këtë e ka bërë të ditur në faqen e tyre në “Facebook” vetë Lëvizja Vetëvendosje.

E paraardhësi i tij, Visar Ymeri kishte arritur të marrë më pak vota në përqindje se Kurti.

Në 2015 kur kandidat i vetëm ishte tashmë i dorëhequri Visar Ymeri, kishte marrë 96.42% të votave apo 2.4 % më pak se sa që mori sot kryetari tashmë i zgjedhur, Albin Kurti.

Zgjedhjet në Vetëvendosje u mbajtën para kohë për shkak të dorëheqjes së kryetarit Visar Ymeri, nënkryetarit Dardan Sejdiu e zyrtarëve të tjerë të lartë të Lëvizjes.

Anëtarësia e Lëvizjes Vetëvendosje sot ka votuar për zgjedhjen e kryetarit.

Albin Kurti ka qenë kandidati i vetëm për të parin e partisë, ku aktivistët kanë mundur të japin votën për, kundër tij ose për të abstenuar këtë kandidaturë.

Votimet janë hapur në ora 10:00 dhe kanë vazhduar deri në ora 19:00.

Lëvizja Vetëvendosje ende s’ka dal me rezultatet preliminare të zgjedhjeve të brendshme.