Albin Kurti - Foto: Atdhe Mulla

Kurti: Demarkacioni Ka Krijuar një Situatë Kriminale

Deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti, tha pak para vazhdimit të seancës për votimin e Marrëveshjes së Demarkacionit, se të gjithë duhet ta kuptojnë se kryeparlamentari është njeriu më i gabuar për të qenë në krye të Kuvendit.

“Demarkacioni ka krijuar një situatë kriminale”, theksoi Kurti.

“Komisioni Bulliqi ka konstatuar që Komisioni Meha ka bërë shkelje të rënda kushtetuese. Raporti Bulliqi është aktakuza për Komisionin Meha dhe presidentin Thaçi”, shtoi kreu i Vetëvendosjes pak para rifillimit të seancës së Kuvendit për votimin e Demarkacionit, e ndërprerë tri herë për shkak të gazit lotsjellës të hedhur pikërisht nga deputetët e partisë së Albin Kurtit.