Sami Kurteshi | Foto: Lëvizja "Vetëvendosje"

Kurteshi: Kullë Prej Letre Aktakuza ndaj Aktivistëve

Sami Kurteshi e cilësoi kullë prej letre aktakuzën ndaj katër aktivistëve të Vetëvendosjes, të akuzuar për sulmin në ndërtesën e Kuvendit.

Pas lirimit nga arresti shtëpiak dhe paraburgimi i aktivistëve të Vetëvendosjes Frashër Krasniqi, Adea Batusha, Egzon Halit e Atdhe Arifi të akuzuar për terrorizëm, ky subjekt politik mbajti konferencë për gazetarë.

NDËRLIDHUR

Sami Kurteshi, anëtari i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje tha se aktakuzën ndaj katër aktivistëve po e rrëzon vetë prokuroria.

“Prokuroria e kapur nga kreu i kriminalizuar i policisë po dëshmon se ka ndërtuar një aktakuzë në formën e një kulle prej letre të cilën e rrezojnë vetë me provat dhe dështime profesionale sidomos ato të forenzikës”, tha Kurteshi.

Ai po ashtu shtoi se ky proces nuk përfundon me lirimin e aktivistëve.

“Puna e drejtësisë nuk përfundon vetëm me lirimin nga akuza, sigurisht do të vijojnë edhe hapat e paraparë ligjorë”, deklaroi Kurteshi.

Ndërsa Adea Batusha njëra nga të akuzuarat tha se procesi i mbajtjes së aktivistëve në arrest shtëpiak ka qenë i montuar politikisht.

“Me një rast i cili ka shkelje flagrante ligjore e i cili është proces kryekëput politik natyrisht se nuk ka asnjë shpjegim racional që ne të qëndronim të izoluar në  shtëpitë  tona”, tha Batusha.

Aktivistët e Vetëvendosjes u arrestuan në gusht të vitit të kaluar si të dyshuar për sulmin me mjet shpërthyes në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës, ndërsa aktakuza ndaj tyre u ngrit në dhjetor të vitit 2016.

Gjashtë të Arrestuar për Sulmin në Kuvend

Aktakuzë për Terrorizëm ndaj Aktivistëve të Vetëvendosjes

Dje KALLXO.com shkroi për lirimin e katër aktivistëve nga masat e sigurisë të përcaktuara më parë ndaj tyre.

23 Gusht 2017 - 15:34

Afërdita Fejzullahu 23/08/2017 - 15:34
NDËRVEPRIMI0

Kurteshi: Kullë Prej Letre Aktakuza ndaj Aktivistëve

by Kallxo
NA NDIQNI

Send this to a friend