Homazhe te lapidari i heroit Enver Zymberi - Foto: KALLXO.com

Kurora Lulesh te Lapidari i Heroit

Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni dhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, kanë vendosur kurora me lule te lapidari i heroit të Kosovës Enver Zymberi, në kompleksin e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, në Prishtinë.

Më pas, ministri Hyseni dhe drejtori Maxhuni janë nisur drejt Dubovcit të Vushtrrisë për të bërë homazhe te varri i heroit, e më pas do ta vizitojnë familjen e tij.

Polici Enver Zymberi është vrarë më 25 korrik të vitit 2011 në një operacion policor për të kthyer nën kontrollin e shtetit të Kosovës pikat kufitare me Serbinë në veri të vendit.

Për vrasjen e policit të njësive speciale janë akuzuar gjashtë persona. Katër prej tyre janë përballur me aktakuzë, ndërsa dy të tjerë vazhdojnë të jenë në arrati.

Lapidari i Enver Zymberit 01 Lapidari i Enver Zymberit

Operacioni gjatë të cilit u vra Zymberi vazhdon të kritikohet edhe sot.

http://kallxo.com/selimi-policia-nuk-kishte-plan-per-nderhyrjen-ne-veri/