Një banor po fotografon shkatërrimin në lagjen e Trimave ku u zhvilluan luftime përgjatë fundjavës mes policisë dhe një grupi të armatosur në rrethana të paqarta në Kumanovë mëngjesin e 11 majit 2015. (AP Photo/Visar Kryeziu)

Kujtohen të Vrarët e Përleshjes së Kumanovës

Një akademi përkujtimore është zhvilluar në Prishtinë për të vrarët e 9 dhe 10 majit 2015 në Kumanovë.

Në të Xhavit Jashari, kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve tha se Ballkani nuk do të jetë i qetë pa stabilizim të shqiptarëve.

“Populli shqiptar është popull historik pa marrë parasysh se çka mendojnë edhe sot disa nga fqinjët tanë të cilët nuk po mund të pajtohen me lirinë e shqiptarëve”, tha Jashari.

E pranishme në akademi ishte edhe ish e burgosura dhe profesoresha Afërdita Dervishi që në kumtesën e saj tha që “në jetën e shqiptarëve pushka e lirisë nuk ka pushuar kurrë”.

Taulant Gashi në emër të familjeve, anëtarë të të cilave u vranë në Kumanovë, falënderoi të pranishmit.

Nëntë nga dhjetë të vrarët nga grupi i armatosur që luftoi me policinë e Maqedonisë para dy vjetësh, janë varrosur në Kosovë-Beg Rizaj në Gllogjan, ndërsa Xhafer Zymberi, Mirsad Ndrecaj, Valon Kabashi, Tugaj Gashi, Samid Kastrioti, Hysen Rushiti, Fatlum Vishesella e Arben Rexhaj në Prishtinë.

http://kallxo.com/varrimi-ne-prishtine-i-tete-te-vrareve-te-perleshjeve-te-kumanoves/

Në luftime qenë vrarë edhe tetë policë maqedonas.

KALLXO.com kishte intervistuar njërin nga të plagosurit në këtë përleshje të armatosur.

Beteja për Maqedoninë

Një proces gjyqësor ndaj 37 të akuzuarve për pjesëmarrje në grupin e armatosur që luftoi në Kumanovë është duke u zhviluar në Shkup.

http://kallxo.com/rasti-kumanoves-vendimet-pritet-te-jepen-ne-qershor/