Pamje nga mbledhja e Këshillit Prokurorial të Kosovës - Foto: KALLXO.com

Kujtim Munishi, Udhëheqës i Departamentit për Krime të Rënda

Këshilli Prokurorial i Kosovës pas diskutimit ka aprovuar kërkesën e kryetarit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka, për caktimin e Kujtim Munishit si udhëheqës i Departamentit për Krime të Rënda pranë kësaj Prokurorie.

Kërkesa e kryeprokurorit Beka është aprovuar në mënyrë unanime nga Këshilli Prokurorial në mbledhjen e KPK-së të zhvilluar të hënën.