Aktivistët e VV-së në Gjykatën e Apelit | Foto: KALLXO.com

Kufizohet Xhirimi i Seancës së Aktivistëve të VV-së

Në seancën ku po shqyrtohet dënimi i aktivistëve të VV-së për sulmin në Kuvend është kufizuar xhirimi.

Gjykata ka marrë vendim që xhirimi të lejohet vetëm deri në momentin e fillimit të referimit të lëndës.

Kufizimi po bëhet me respektimin e parimit që të akuzuarit janë të pafajshëm, derisa të vërtetohet fajësia e tyre.

Gazetarët do të lejohen të qëndrojnë brenda, por nuk lejohet xhirimi në asnjë formë.

Për dallim nga seancat e këtij gjykimi në Gjykatën Themelore, sot në Gjykatën e Apelit nuk ndodhet asnjë zyrtar, ose deputet i Lëvizjes Vetëvendosje.

Gjykata Themelore në Prishtinë në nëntor të vitit që shkoi dënoi me 21 vjet burg aktivistët e Vetëvendosjes për sulmin e gushtit 2016 me raketahedhës në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës.

http://kallxo.com/21-vjet-e-gjysme-burg-per-aktivistet-e-vv-se/

Edhe në gjykimin e Azem Sylës u kufizuan xhirimet para dhjetë ditësh.

http://kallxo.com/eulex-kufizon-mediat-ne-rastin-e-azem-syles/