Kthimi i ‘Shtëpisë’ në Shtëpi

Producenti i filmit 20 minutësh, Shpat Deda, tregoi rrugëtimin e filmit 20 minutësh deri te shpërblimi që mori duke u bërë filmi i parë kosovar që merr çmim në konkursin britanik të kinematografisë.

“Ky sukses na takon të gjithëve  si persona dhe si institucione që kemi bashkëpunuar për së afërmi me këtë projekt”, tha Deda duke falënderuar të gjitha institucionet, organizatat dhe individët që ndihmuan në realizimin e tij.

Regjisori britanik i filmit “Home”, Daniel Mulloy, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me Kosovën për realizimin e këtij projekti ndërsa vlerësoi se shteti i ri është i mbushur përplot talentë që, sipas tij, punojnë me pasion pë rtë arritur sukses.

“Ka aq shumë mëshirë, bashkëndjesi dhe talent këtu në Kosovë sa që tashmë është vulosur në secilin kuadër të filmit tonë. Mbështetja që populli i Kosovës na ka dhënë, nga Prishtina në Prizren, është forca më e madhe e filmit tonë”, tha Mullloy

Ai tha se mesazhi që filmi përçon është ndjesia ndaj refugjatëve në një kohë kur valë të shumta të njerëzve po ikin nga vatrat e krizave nëpër botë, në kërkim të një jete më të sigurt.

Sipas menaxheres së produksionit, Renea Behluli, ekipi i filmit ka punuar “përtej limiteve”.

“(Regjisori) Mulloy është i shkëlqyer me mënyrën si depërton në shpirtat e njerëzve duke krijuar një film si HOME. Çmimi BAFTA është një testament i potencialit të Kosovës për të siguruar një terren ku filma të mëdhenj mund të krijohen”,  tha Behluli.

Ndërsa Nita Deda, drejtore e festivalit të filmit dokumentar DokuFest, tha se suksesi i filmit është frymëzim për të gjithë që punojnë në kulturë.

“Çmimi BAFTA është edhe një dëshmi se projektet e tilla kulturore janë mënyra më e mirë përmes të cilës mundemi me e prezantu vendin tonë ende të izoluar, dhe si të tilla meritojnë mbështetje”, tha Deda.

http://kallxo.com/filmi-kosovaro-britanik-home-fiton-ne-bafta/

Shpend Qamili nga Zyra e Koordinatorit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNDP), si mbështetëse e filmit, tha se kjo organizatë do t’i mbështesë të talentuarit, novatorët dhe entuziastët që e duan vendin e tyre.

“Qysh në fillim kemi vënë re mundësitë e këtij projekti në lidhje me promovimin çështjes së refugjatëve, vështirësive që ata kalojnë, dhunës dhe cenimit të drejtave të tyre. HOME reflekton këtë nga zemra e qytetarëve të Kosovës. Filmi gjithashtu promovon edhe talentët e shumtë dhe mundësitë që industria e filmit dhe arti në përgjithësi mund të krijojë në Kosovë. Ne do të vazhdojmë të përkrahim projekte të tilla “, tha Qamili.