Kthimi i Tretë i Haradinajt

Bashkëshortja Anita me fëmijët është në mesin e njerëzve që kanë dalë ta presin Ramush Haradinajn në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Për ta pritur liderin e AAK-së kanë dalë edhe shumë zyrtarë të kësaj partie.

Avioni që e solli Haradinajn nga Franca ka aterruar në ora 19:35.

Në një konferencë para mediave, Haradinaj tha se kur ka thënë se kërkesa e Serbisë për ekstradim është ftesë për luftë, nuk është tallur.

“Asnjëherë nuk i nënshtrohemi asnjë mekanizmi që burimin e ka në Beograd. Shqiptarët janë në të drejtën e tyre dhe do t’i qëndrojnë besnik’”, tha Haradinaj, duke theksuar se një armiku si Serbia nuk guxojmë të mos ia tregojmë “vendin”.

KALLXO.com e transmetoi LIVE ardhjen e Ramush Haradinajt dhe deklaratën që e dha porsa mbërriu në Aeroport.

Më pas Haradinaj është nisur drejt kryeqytetit, ku po e pret një numër i madh i përkrahësve, bashkëpartiakëve e bashkëluftëtarëve.

Ramush Haradinaj është kthyer nga Franca, ku më 4 janar të këtij viti ishte ndaluar në bazë të një fletarrestimi ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia.

Gjykata e apelit e Colmarit e refuzoi sot kërkesën e autoriteteve serbe për ta ekstraduar ish-komandantin e Zonës Operative të Dukagjinit të UÇK-së.

Lajmi për lirimin e Ramush Haradinajt ka gëzuar fort familjarët e tij. Babai i tij, Hilmiu, tha se ky është gëzimi i tretë për Ramushin, pas shpalljes i pafajshëm dy herë, më 2008 dhe 2012, nga Gjykata e Hagës.

http://kallxo.com/gezim-trete-hilmi-haradinajt/

Përderisa lirimi i ish-kryeministrit të Kosovës u festua si fitore në Prishtinë dhe u përshëndet nga institucionet kosovare dhe ato në Tiranë, Qeveria serbe ka mbajtur një mbledhje urgjente gjatë të cilës ka shprehur zemërimin ndaj këtij vendimi “të turpshëm, skandaloz, antiligjor dhe absolutisht të padrejtë dhe, mbi të gjitha, politik” të drejtësisë franceze.

http://kallxo.com/vuciq-vendimi-gjykates-se-frances-turpshem/