Kthehet Shuma e Bursave prej 600 Eurove

Bursat studentore edhe sivjet do ta kenë vlerën 600 euro, pasi kështu vendosi Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës në mbledhjen e sotme.

“Këshilli Drejtues mbajti mbledhjen me pikat e caktuara, mbledhjen e kaluar është thënë kërkesa e parlamentit studentor është shqyrtuar ai vendim, u mor vendim që lartësia e bursave të kthehet në vlerën 600 euro”, tha kryetari i Këshillit Drejtues, Ismet Salihu.

Salihu deklaroi se këto janë mundësitë buxhetore të UP-së, ndërsa tregoi se këshilli ka kërkuar mjete shtesë nga MASHT-i në mënyrë që në të ardhmen bursat të rriten.

I njëjti këshill në fund të dhjetorit të vitit që shkoi mori vendim që bursat të ulen nga 600 në 500 euro, por ministri i Arsimit Shyqiri Bytyqi tha se bursat duhet të jenë të dinjitetshme.

http://kallxo.com/up-ul-shumen-e-bursave-per-studentet-dokument/

Sot studentët protestuan kundër zvogëlimit të shumës së bursave, duke kërkuar që ato të kenë vklerën 900 euro, siç e kishin para disa vjetësh.