Krypometri

Krypometri Merr Licensë Ndërkombëtare për Verifikim të Fakteve

Rrjeti Ndërkombëtar për Verifikim të Fakteve i ka dhënë Krypometrit licencë ndërkombëtare një vit pasi KALLXO.com promovoi produktin më të ri i cili synon t’i vërtetojë deklaratat e zyrtarëve publikë të Kosovës.

Licenca njëvjeçare i është lëshuar Krypometrit për punën e vet në përdorimin e burimeve kredibile, vërtetim të fakteve, transparencë në financim, paanësi partiake dhe përdorimin e burimeve transparente.

Qëllimi i Krypometrit është të reflektojë mbi vërtetësinë e një deklarate publike, ta skenojë e ta inspektojë një deklaratë të një figure politike lidhur me çështjet me rëndësi të madhe, lokale, qendrore apo ndërkombëtare.

“Është mirë që artikujt tanë janë inpsektuar e audituar prej një procesi të jashtëm të verifikimit, sepse nëse ne i verifikojmë faktet e të tjerëve atëherë është tepër e shëndetshme kur një rrjet prestigjioz ndërkombëtar si IFCN na verifikon neve dhe pas një procesi disamujor të inspektimit, e fitojmë vulën që metodologjia e jonë e punës është e paanshme, transparente dhe kur gabojmë, kemi sistem të përmirësimit të gabimeve”, tha Drejtorja e BIRN Kosova, Jeta Xharra.

“Në këtë skenë mediale ku ka shumësi të portaleve që nuk i identifikojnë financuesit, që prodhojnë lajme të rrejshme apo gjysmë të vërteta, që ia kanibalizojnë punën tjetrit duke vjedh artikuj, me portale që pritojnë me verifiku fakte por janë vetëm të interesuar në klikime – është tepër kënaqësi profesionale që pas një viti që është themelu Krypometri, arrin me u dallu prej të tjerëve duke qenë të vetmit në Kosovë me këtë vulë verifikuese që na bën pjesë të familjes ndërkombëtare ku është edhe Washington Post e Politico”, shtoi Jeta Xharra.

“Poynter është njëri ndër institucionet më prestigjioze në fushën e gazetarisë hulumtuese në botë. Në kohën kur të arriturat e vetme për mediat tona vijnë nga radhët e padronëve të tyre nga radhët politike, e quaj krenari për ekipin e KALLXO, Jeta në Kosovë, Drejtësia në Kosovë dhe Prishtina Insight, që me Krypometër është rreshtuar përkrah mediave me kredibile në botë, duke u bërë pjesë e Rrjetit Ndërkombëtar për Verifikim të Fakteve – IFCN. Kredibiliteti dhe kompetenca kërkon punë dhe angazhim, por edhe ofron kënaqësi për të ecur ballëhapur përpara dhe për të kallxuar me ftyrë”, tha Faik Ispahiu, Drejtor i Internews Kosova.

Vërtetimi i licensës për Krypometrin nga Rrjeti Ndërkombëtar për Verifikim të Fakteve (IFCN). Screenshot

Krypometri nuk fokusohet vetëm te akuzat dhe kundër-akuzat politike që përdoren zakonisht gjatë zgjedhjeve, por synon t’i shpjegojë gjërat e vështira, ta sjellë kontekstin apo historikun e asaj deklarate dhe të paraqesë analizë të të dhënave dhe shpjegim të asaj se si e formulojnë mendimin politikanët, diplomatët e të tjerët për ta shtrembëruar apo për ta hijezuar të vërtetën.

Ulja Fiktive e Shkallës së Papunësisë

KALLXO.com dhe Jeta në Kosovë janë pjesë të Rrjetit Ndërkombëtar të Kontrolluesve të Fakteve (IFCN) të Institutit Poynter që është i përkushtuar në promovimin e ekselencës në vërtetimin e fakteve. Një verifikim i paanshëm dhe transparent i fakteve mund të bëhet instrument i fuqishëm për gazetari llogaridhënëse. BIRN Kosova dhe Internews Kosova janë nënshkrues të këtij kodi të parimeve që u shpall me 15 shtator 2016.

Rrena e Shpend Ahmetit me Nisjen e Autobusëve të Rinj

Rrenat e Liderëve për Rrëzimin e Murit

Kosova Vajton ‘Autogolin’ për Themelimin e Ushtrisë

Kërcënimi i Rremë i Serbëve për Asociacion

Rrena e Mustafës për Qeveri me Duar të Pastra

Rrena e Kryptë e Haradinajt për Liberalizim të Vizave