array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=6"
  }
}

Albin Kurti në DebatPernime. Foto: Atdhe Mulla

‘Zverdhen’ Vijat e Kuqe të Vetëvendosjes Karshi PDK-së

Deklarata

Albin Kurti: “Nuk do të bëjmë koalicion me PDK-në. Kush është i ndershëm brenda PDK-së e ka derën e hapur tek ne, por koalicion me atë subjekt nuk do të bëjmë”, kishte thënë Albin Kurti në intervistën për “Gazetën Jeta në Kosovë”.

Albin Kurti

Vlerësimi

Qëndrim i ndërruar

Lëvizja Vetëvendosje ka ndërruar qëndrim. Derisa në qershor ishte kategorike se nuk do të bëjnë koalicion më PDK-në, tash janë hequr vijat e kuqe. Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Gjilanit, Sami Kurteshi, nuk e ka përjashtuar mundësinë që të lidhë koalicion me PDK-në në Gjilan. Ky është qëndrim i ndërruar, por Krypometri “hetimet do t’i vazhdojë”. Nëse koalicioni ndodh, atëherë kjo do të hyjë në kategoritë tjera të Krypometrit.

 

Artikulli

Vijat e kuqe të Lëvizjes Vetëvendosje karshi PDK-së kanë filluar të “zverdhen”.

Ndonëse drejtuesit e VV-së kanë paralajmëruar me forcë disa herë se nuk do të bëjnë koalicion me PDK-në, një deklaratë ndryshe e ka dhënë kandidati i këtij subjekti për kryetar të Gjilanit, Sami Kurteshi.

Në emisionin “Rubikon” të KTV-së, Kurteshi, i cili është në balotazh për kryetar të Gjilanit me Lutfi Hazirin e LDK-së, tha dje se Vetëvendosje nuk ka vija të kuqe për asnjë subjekt politik në Gjilan kur është pyetur se a kanë vija të kuqe për PDK-në.

“Në Gjilan jo, s’ka me pasë vijë të kuqe për askënd, as për PD-në, as për AAK-në e AKR-në”, ka thënë Kurteshi dje në Rubikon të KTV-së, kur u pyet nëse ka Vetëvendosje vijë të kuqe për PDK-në.

Pra, kjo deklaratë e Kurteshit është krejtësisht e kundërt me atë të ish-kryetarit të VV-së, Albin Kurti.

Ai në një intervistë të dhënë për “Gazetën Jeta në Kosovë” në fund të muajit gusht, kishte deklaruar se Vetëvendosje nuk do të bëjë koalicion me PDK-në në asnjë komunë në Kosovë.

“Nuk do të bëjmë koalicion me PDK-në. Kush është i ndershëm brenda PDK-së e ka derën e hapur tek ne, por koalicion me atë subjekt nuk do të bëjmë”, kishte thënë Albin Kurti në intervistën për “Gazetën Jeta në Kosovë”.

Lëvizja Vetëvendosje në Gjilan do të ballafaqohet në balotazh me LDK-në, e cila ka dalë e para në rrethin e parë të zgjedhjeve lokale të mbajtura më 22 tetor.

Zyrtarisht ende  nuk ka asnjë koalicion ndërmjet partive politike në Gjilan.

Albin Kurti: Gjërat që na Bashkojnë e na Ndajnë me LDK-në