array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=2"
  }
}

Xhafer Tahirii. Foto: Kallxo.com

Zvarritja e transportit për nxënësit e Vushtrrisë

Deklarata

Xhafer Tahiri: Vendimi im i parë, natyrisht pas asaj administrative të caktimit të drejtorëve të drejtorive do të jetë urdhërimi i drejtorit të arsimit që të rifunksionalizoj transportin publik për nxënësit e shkollave fillore

 

Xhafer Tahiri

Vlerësimi

Pjesërisht e vërtetë

Tenderi për kontraktimi i linjave të transportit të nxënëseve nga shtëpia në shkollë është iniciuar në fund të muajit janar, apo një muaj pas marrjes së mandatit të kryetarit të Vushtrrisë nga Xhafer Tahiri. Krypometri vlerëson mbajtjen e fjalës nga Xhaferi për funksionalizim të linjave të transportit, por zvarritja e procesit të prokurimit i ka obliguar nxënësit që gjatë këtij viti mësimor të ecin në këmbë apo të sigurojnë transport alternativ.

Artikulli

Që nga shtatori i vitit 2016,  komuna e Vushtrrisë ka ndërprerë transportin publik për nxënësit  në të gjithë komunën. Kjo ndërprerje, sipas qeverisjes së kaluar, kishte ndodhur për shkak të mungesës së buxhetit.

Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri gjatë kohës së zgjedhjeve komunale në ‘DebatPernime’ kishte premtuar se vendimi i tij i parë si kryetar komune do të jetë rifunksionalizimi i transportit publik për nxënësit e shkollave fillore.

“Vendimi im i parë, natyrisht pas asaj administrative të caktimit të drejtorëve të drejtorive do të jetë urdhërimi i drejtorit të arsimit që të rifunksionalizoj transportin publik për nxënësit e shkollave fillore”, kishte thënë Tahiri në ‘Debat Pernime’ gjatë balotazhit në komunën e Vushtrrisë (shih KËTU nga min 3:38).

Komuna e Vushtrrisë në fund të muajit janar e ka hapur tenderin për kontraktimin e shërbimeve të transportit për nxënësit e kësaj komune që janë obliguar të ecin me kilometra për të vijuar mësimet në shkollën fillore.

Tenderi është hapur me datën 29 janar 2018. Tenderi është ndarë në 35 llote. Jo të gjitha llotet kanë përfunduar me nënshkrim të kontratës, pasi Komuna është obliguar se disa nga pjesët e kontratës t’i anulojë dhe të rishpall tenderin.

Meqë, jemi në përfundim të vitit shkollor, disa nga linjat do të jenë aktive vetëm për vitin tjetër akademik.

Drejtori për Arsim në komunën e Vushtrrisë Afrim Namani ka thënë për KALLXO.com se deri më tani 20 linja të transportit publik për nxënësit në komunën e Vushtrrisë janë funksionale.

“20 janë funksionale, ndërsa për 13 linja të transportit publik nuk ka përfunduar ende procesi i tenderimit”, tha Namani.